Home Sport Ylli i Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje

Ylli i Kosovës: Do të luftojmë bashkë deri në vdekje

3 min read
0
0
47
kujtesa

Fidan Aliti është zotuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar do të luftojnë, siç ka thënë, deri në vdekje, për ta dërguar Kosovën në Kampionatin Evropian 2020.

Qendërmbrojtësi i Kalmar Aliti ia ka shprehur dashurinë ekipit verdhekaltër dhe ka këmbëngulur se do të luftojë deri në fund për të, një ditë pas humbjes kundër Anglisë, shkruan Gazeta Express.

Kosova u mund 5:3 nga Anglia në një ndeshje triller kualifikuese për Euro 2020 të martën në St Mary’s Stadium, dhe si pasojë u ndërpre edhe ecuria e saj gati dyvjeçare pa humbje.

Para se ta vizitonte Southamptonin të martën në mbrëmje, Kosova kishte shënuar 10 fitore dhe kishte barazuar pesë herë të tjera në 15 ndeshjet e fundit. Humbjen e fundit e kishte pësuar në tetor të vitit 2017, në një ndeshje kualifikuese kundër Islandës (2:0) për Kupën e Botës 2018.

Por, kjo humbje nuk mund ta zmbrapsë Alitin dhe shokët e tij te Kombëtarja dardane në kauzën për ta arritur kualifikimin në Euro 2020, qysh në tentimin e par

“Do luftojmë bashkë deri në vdekje. E dua këtë ekip!”, shkroi Aliti në Instagram.

Përkundër disfatës, Kosova mbetet në garë për kualifikim në Grup A, pasi ka vetëm një pikë më pak se vendi i dytë, Republika e Çekisë, dhe katër pikë më pak se liderja Anglia.

Verdhekaltrit do ta kenë edhe një duel direkt me kundërshtarin e drejtpërdrejt për pozitën e dytë, Çekinë, në udhëtim në nëntor.

Gjithsesi, Kosova do ta ketë një mundësi të dytë për t’u kualifikuar në Euro 2020 – përmes play-off të Ligës së Kombeve – nëse nuk ia del ta kualifikohet përmes rrugës tradicionale. /Gazeta Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…