Home Lajme Trudeau shpall zgjedhjet e përgjithshme në Kanada

Trudeau shpall zgjedhjet e përgjithshme në Kanada

2 min read
0
0
55
kujtesa

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka shpallur zgjedhjet federale për 21 tetor. Sondazhet kanë treguar se Trudeau do të ketë garë të ashpër për të fituar një mandat të dytë të zyrë.

Fushata pritet të fokusohet në çështjet e ekonomisë, përballueshmërisë dhe atyre klimatike.

Kryeministri ka vizituar Guvernatorin e Kanadasë, që aktualisht kryen detyrën e udhëheqësit të shtetit, në mënyrë që të nisë zyrtarisht fushatën, përcjell bw.

Përveç tjerash ai ka thënë se “kanadezët do të votojnë edhe një herë për shtetin në të cilin duan të jetojnë”. Kanadaja ka datën fikse të zgjedhjeve federale dhe kanadezët duhet t’iu drejtohen kutive të votimit çdo katër vjet.

Fushata do të zgjasë 40 ditë apo pesë javë. Përgjatë verës, partitë rivale kanë qenë të zëshme në mesazhet e tyre ndaj publikut, duke u fokusuar në ekonomi dhe kushtet e jetesës.

Ata po ashtu kanë shtuar sulmet kundër Trudeaus, për të cilin kanë thënë se nuk ka përmbushur pritshmëritë e kanadezëve.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…