Home Uncategorized Barcelona po e mbron Messin

Barcelona po e mbron Messin

2 min read
0
0
46
kujtesa

Barcelona e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend të rrezikojë me gjendjen fizike të Lionel Messit.

Kapiteni i gjigantit katalonas nuk stërviti me bashkëlojtarë të mërkurën në mëngjes dhe kjo ka ngritur dyshime nëse argjentinasi do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës kundër Valencias në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Barcelona nuk dëshiron ta ngutë Messin në procesin e riaftësimit nga lëndimi në pulpën e këmbës dhe do të presë me durim që ai të jetë 100 për qind i gatshëm.

Klubi katalonas është i vetëdijshëm se ka pasur një fillim të vështirë këtë sezon në mungesë të Messit, por ka kohë të mjaftueshme për të luftuar për vendin e parë në La Liga.

Triumfi në Ligën e Kampionëve është synimi kryesor i Barçës, gjithsesi.

Meqë do të përballet me Dortmundin në Ligën e Kampionëve të martën e ardhshme, Barça është e gatshme ta pushojë Messin kundër Valencias në fundjavë. /Gazeta Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…