Home Lajme Shoqëria civile: Partitë po vazhdojnë me avazin e vjetër sa u përket premtimeve

Shoqëria civile: Partitë po vazhdojnë me avazin e vjetër sa u përket premtimeve

3 min read
0
0
44
kujtesa

Partitë politike nuk duken shumë të përgatitura sa i përket planit dhe programit të këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Kështu të paktën thonë njohësit e zhvillimeve politike në vend.

Subjektet politike nuk u janë përmbajtur programeve qeverisëse që ato i kanë prezantuar nëpër fushata zgjedhore.

Kështu po shprehet profesori universitar, Mallzum Baraliu, i cili thotë se edhe në këto zgjedhje përgatitja e partive sa i përket programeve nuk është në nivelin e duhur.

“Nuk kemi diçka të re nga subjektet politike. Sa u përket programeve ashtu si edhe në zgjedhjet e mëhershme, nuk kemi parë programe të mirëfillta në kuptimin e konstatimit të problemeve virale më të cilat janë përballur qytetarët e që janë dashur të zgjedhën me prioritet”, deklaroi për RTV Dukagjinin Mazllum Baraliu

Allen Meta, hulumtues në D4D, thotë se mos realizimi i premtimeve duhet të qoi në ndëshkim me votë, në zgjedhje.

“Realisht, partitë politike kanë pasur premtime të ngjashme nga viti 2010 duke filluar nga punësimi, zhvillimi ekonomik e deri te liberalizimi i vizave. Jemi në vitin 2019 dhe ka një avaz të njëjtë nga partitë politike ende pa filluar fushata në mënyrë zyrtare. Qytetarët duhet t’i ndëshkojnë me votë këto parti që nuk kanë realizuar nga zgjedhjet e kaluara ato që nuk i kanë premtuar”, deklaroi Allen Meta, përcjell Telegrafi.

25 shtatori do të jetë data kur do të filloi zyrtarisht fushata zgjedhore, dhe do të përfundoi me 4 tetor. Ndërsa dita e zgjedhjeve të parakohshme do të jetë 6 tetori. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…