Home Sport Reagimi plot nervozizëm i Challandes, xhirohet nga kamera duke bërë gjeste dhe duke bërtitur

Reagimi plot nervozizëm i Challandes, xhirohet nga kamera duke bërë gjeste dhe duke bërtitur

1 min read
0
0
31
kujtesa

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernand Challandes, është kapur nga kamera duke bërtitur nga hidhërimi pas pjesës së parë të ndeshjes kundër Anglisë.

Trajneri u nis drejt zhveshtores akoma pa u mbyllur pjesa e parë, ndërsa kishte filluar të bërtiste në tunel, pa e kuptuar se po e xhironte kamera.

Skuadra e tij ishte duke humbur 5-1 pas 45 minutave të para, prandaj padyshim se Challandes nuk ishte aspak i kënaqur.

Sidoqoftë, kur e ka vërejtur se po xhirohej nga kamera, ai ka qeshur. Për më shumë, gjatë gjysmës së parë, trajneri ishte ndëshkuar edhe me karton të verdhë për shkak të reagimit të tij.

Kujtojmë që Kosova bëri paraqitje shumë të mirë në gjysmën e dytë duke e ngushtuar rezultat në 5-3. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…