Home Lajme “Daily Mail”: Kosova, “Brazili i Ballkanit” ku dashuria për futbollin është e çmendur

“Daily Mail”: Kosova, “Brazili i Ballkanit” ku dashuria për futbollin është e çmendur

6 min read
0
0
37
kujtesa

Gazeta britanike me shkrim të veçantë për Kosovën, pas fitores ndaj çekëve. Florent Hadërgjonaj rrëfen përjetimin e luftës para ndeshjes me Anglinë. Ekipi aktual përbëhet nga lojtarë prej 14 ligash, përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë e katër nga “Championshipi”

I lindur dhe rritur në Zvicër, Florent Hadërgjonaj i Huddersfieldit pranoi të luajë për Kosovën më herët gjatë vitit. Duke pas parasysh historinë e ekipit më të ri të futbollit, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme për mbrojtësin 25-vjeçar.

Kështu nis një artikull për Kosovën dhe Hadërgjonaj, “Daily Mail”, që ka biseduar me kosovarin para ndeshjes të së martës me Anglinë, në kualifikueset për “Euro 2020”. “Kur lojtarët tanë ulen dhe bisedojnë, nuk është veç për futbollin”, ka thënë Hadërgjonaj.

“Të gjithë e kanë rrëfimin e tyre. Ata që s’ishin në Kosovë gjatë luftës i dëgjojnë ata që ishin. Ne dëgjojmë nga bashkëlojtarët tanë teksa flasin për ecjet gjatë maleve për të ikur në kohën sa ishin fëmijë. Pa ushqim, duke ecur për dy apo tre ditë, me të shtënat përreth. Është emocionuese sepse e kupton se edhe familja, xhaxhallarët, kushërinjtë, mund të ishin përballur me të njëjtën gjë”, ka thënë ai.

“Daily Mail” vazhdon më tej duke shkruar për Kosovën si pjesë e ish-Jugosllavisë dhe ndarjen me luftë, që çoi në vrasjen e rreth 14 mijë personave e shpërnguljen e shumicës së popullatës. Tregohet po ashtu edhe historiku i pasluftës, duke theksuar shpalljen e pavarësisë më 2008 e pranimin në futbollin ndërkombëtar më 2016.

Futbolli po shihet si rrugë përpara për popullin e ri. Hadërgjonaj, që debutoi për “Brazilin e Ballkanit” ndaj Bullgarisë në qershor, e di përgjegjësinë që kanë.

“Ekipi i futbollit tregon fytyrën e mirë të shtetit tonë. Lojtarët tanë janë të lindur në shtete të ndryshme, por janë bërë bashkë për të krijuar gjëra. Dashuria për futbollin është e çmendur. Kemi mposhtur Bullgarinë në Sofje dhe qindra fansa ishin në aeroport deri në tre të natës për të na përshëndetur. Nëse dalim për të ngrënë, nuk na lënë të paguajmë. Ushtrimet janë sikur ndeja argëtimi. Njerëzit shikojnë dhe lëshojnë muzikë. Nuk mund ta imagjinoj se si do të ishte po që se do kualifikoheshim për Euro 2020”, ka deklaruar më tej Hadërgjonaj, që të shtunën luajti në krahun e majtë në fitoren 2 me 1 ndaj Çekisë.

Një arritje e tillë s’është imagjinare. Kosova jo vetëm që ka pasion, por është e mirë. Ekipi aktual përbëhet nga lojtarë prej 14 ligash, përfshirë Italinë, Rusinë, Gjermaninë e katër nga “Championshipi” anglez, vazhdon tutje “Daily Mail”.

Aty po ashtu theksohet se edhe nëse Kosova nuk arrin në top-dy të tabelës në Grupin A kualifikues, ekziston akoma shansi për kualifikim në “Euro 2020” përmes play-offit në Ligën e Kombeve e ku do të përballen në gjysmëfinale me Maqedoninë. Ceket se në atë kohë gati do të jenë Arbër Zeneli e Milot Rashica që po mungojnë për shkak të lëndimeve./VicianaPress/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…