

“Dardanët” do ta kenë sfidën më të vështirë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.
Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Anglisë, me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Southamptonit.
Sukseset e përfaqësueses sonë kanë bërë jehonë të madhe edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar raport special.