Home Lajme Analistët japin opinionet e tyre: Kush e fitoi debatin ne RTV Dukagjini?

Analistët japin opinionet e tyre: Kush e fitoi debatin ne RTV Dukagjini?

3 min read
0
0
52
kujtesa

Analistët në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë komentuar debatin me përfaqësuesit e partive politike.

Imer Mushkolaj ka thënë se bashkëqeverisja me PDK-në, nuk i japin të drejtë Driton Selmanajt që të premtojë se kjo parti do të bëjë ndryshim radikal, përcjell Telegrafi.

Mushkolaj thotë se përpjekja e Bilall Sherifit për të distancuar qeverisjen e NISMA nga ajo e PDK-së nuk është korrekte pasi sipas tij ata kanë qenë nën të njëjtën ombrellë.

Analisti thotë se edhe Visar Ymeri e kishte të vështirë të mbronte AAK-në.

Astrit Gashi ka thënë se debati i ashpër mes kandidatëve të subjekteve politike tregon se askush nuk e di se kush do t’i fitojë zgjedhjet.

Gashi ka thënë se është shumë e vështirë të gjendet fituesi i debatit “ashtu siç do të jetë e vështirë edhe gjendje e fituesit të zgjedhjeve”.

Nga ana tjetër Ilir Mirena thotë se debati është zhvilluar për të shkuarën, e sipas tij të shkuarën më mirë e mbrojtën Visar Ymeri dhe Abelard Tahiri.

“Nëse u japim votën, PDK-së i kisha dhënë notën 5, PSD-së katër, VV-së katër, NISMA-s tre ndërsa LDK-së vetëm notën 2 sa për ta kaluar pragun”.

Armend Muja thotë se Visar Ymeri i dominoi në debat të gjithë pasi sipas tij nënkryetari i PSD-së ishte nyja lidhëse e të gjithëve.

Arton Demhasaj ka thënë se derisa LDK sulmon PDK-në me të cilën ka bashkë qeverisur nuk do të fitojë ndonjë debat.

Demhasaj thotë se e njëjta gjë ndodh për Vetëvendosjen derisa merret me PSD-në.

“Mendoj se Visar Ymeri ka fituar debatin pasi ishte shumë më konkret në temat që trajtoi. Edhe Abelard Tahiri qëndroi mirë pasi ngriti disa çështje me të cilat vet është marrë”.

Edhe Teuta Gashi mendon që Visar Ymeri dominoi debatin televiziv pasi sipas saj arriti të marrë vëmendjen në studio edhe nga panelistët tjerë./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…