

Nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë, dhe kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes! në Vushtrri, Besim Muzaqi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovës në Zgjedhjet e 6 Tetorit.
Njoftimin e kandidaturës Muzaqi e ka bërë në facebook, ku ka njoftuar se ai do të jetë pjesë e kandidatëve duke treguar për akvitetitin e tij nëntë vjeçar për Vetëvendosjen, kur edhe i ishte bashkangjitur kësaj lëvizje në vitin 2010.
Muzaqi ka shkruar se Qeveria Kurti ka nevojë për krah, e ai do të jetë një nga krahët siç thoti ai të Qeverisë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
“Ndryshimi që do bëhet pas datës 6 tetor me Qeverinë Kurti ka nevojë për krahë, do të jam njëri nga krahët që fuqishëm përfaqëson qytetarët në Kuvendin e Republikës!”, shkruan Muzaqi në facebook.
Tutje Muzaqi ka treguar se ai në këto zgjedhje në listën zgjedhore do të mbaj numrin 49/VushtrriaOnline/.