Home Lajme Shkë lqen Kosova bëhet lider i Grupit A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në ‘Fadil Vokrri’

Shkë lqen Kosova bëhet lider i Grupit A, mposht me shumë spektakël Republikën Çeke në ‘Fadil Vokrri’

2 min read
0
0
51
kujtesa

Kosova e ka mposhtur Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.

Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli.

Pjesa e parë përfundoi me një lojë të hapur dhe të baraspeshuar nga të dyja përfaqësueset, ndërsa e dyta ishte e rezervuar e gjitha për ‘Dardanët’.

Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.

Përfaqësuesja jonë vazhdoi të krijonte raste, gjersa kishte disa shanse të mira që ta thellonte edhe më shumë rezultatin.

Pas tri ditësh, Kosova do të takohet me Anglinë në ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do të jetë një përballje e vështirë për tanët.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…