Home Sport Kosovë – Çeki, këto janë gjërat që nuk lejohen në stadium

Kosovë – Çeki, këto janë gjërat që nuk lejohen në stadium

2 min read
0
0
33
kujtesa

Federata e Futbollit të Kosovës njofton opinionin publik se dyertë e stadiumit “Fadil Vokrri” për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Çekia, që zhvillohet sot në orën 15:00, do të hapen në orën 13:00.

FFK bën me dije se “asnjë person nuk do të lejohet të hyjë në zonën e stadiumit pa biletë“.

Me qëllim të shmangies së tollovisë dhe gjërave tjera, FFK lutë qytetarët që t’i lexojnë me kujdes pikat e mëposhtme për gjërat të cilat nuk do të lejohen të futen në stadium.

Në kontrollin e parë ndalohen:

  • shishet e qelqit pavarësisht madhësisë
  • shishet e plastikes pavarësisht madhësisë
  • pije alkoholike te maskuar apo substanca narkotike
  • ushqim
  • ombrellat (çadrat)
  • çantat e shpinës
  • armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

Në kontrollin e dytë në hyrje të stadiumit ndalohen:

  • shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.
  • Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.
  • Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi./Gazetaexpress/
Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…