Home Sport “Dardanët” reagojnë pas arrestimit të tifozëve nga Çekia

“Dardanët” reagojnë pas arrestimit të tifozëve nga Çekia

2 min read
0
0
43
kujtesa

Grupi zyrtar i tifozëve të Kosovës, “Dardanët” iu ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të jenë të pranishëm në “Fadil Vokrri” për sfidën e Përfaqësueses verdhekaltër kundër Çekisë dhe të mos bien pre e provokimeve nga ana e tifozëve mysafirë.

Ky reagimi vjen pasi mbrëmë tetë shtetas çekë janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serbë, një flamur anti-kombëtar dhe një dron.

Sipas Policisë së Kosovë këta çekë dyshohet se këto mjetet do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.

Ky është postimi i plotë i “Dardanëve” në Facebook

‘Dardanët’ ftojnë të gjithë tifozët e Kosovës që do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen Kosova-Çekia, të mos bijnë pre e provokimeve të mundshme që mund të ndodhin nga ana e ndonjë tifozi çek të papërgjegjshëm.

Ftojmë për maturi dhe përmbajtje duke i rrespektuar normat dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara nga UEFA, dhe duke lënë organeve të sigurisë së Kosovës të bëjnë punën e vet, ashtu siç kanë bërë edhe sot duke parandaluat ca tifozë çek me tendenca provokatore.

Theksojmë edhe një herë se më e rëndësishmja është fitorja e Kosovës në fushë dhe për të arritur këtë nevojitet përkrahja jonë e fuqishme.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…