Home Lajme Ahmeti: Dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë, do të jetë obligim karshi bashkësisë kombëtare

Ahmeti: Dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë, do të jetë obligim karshi bashkësisë kombëtare

4 min read
0
0
46
kujtesa

Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD) do të qeverisë me vendin për katër vjetët e ardhshme shprehet i bindur, Shpend Ahmeti kryetar i kësaj të fundit.

Ahmeti në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria e re duhet që të formohet menjëherë pas zgjedhjeve pa vonesa, pasi që sipas tij, vendin e presin shumë procese që kanë mbetur në gjysmë, por që ai po konsideron se Kosova është shumë vonë sa i përket zhvillimit ekonomik.

I pari i PSD-së thotë se ata janë të hapur edhe për bashkëpunime me parti të tjera pas zgjedhjeve, pa i përmendur me emra.

Ahmeti shprehet se një koalicion më i gjerë duhet të ndodhë pasi që sipas tij, duhet të krijohet një Qeveri më stabile.

Të hapur për bashkëpunim si me partitë të tjera, PSD-ja nuk po shihet të jetë edhe me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Madje Ahmeti thotë se është mirë për Kosovën dhe vetë PDK-në që kjo e fundit të mbetet në pozitë në këtë mandat.

Ahmeti, në një prononcim për Ekonomia Online, thotë se me ardhjen e tyre në qeveri bashkë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do ketë hapësirë të mjaftueshme për tu arritur një marrëveshje me Serbinë, por që sipas tij, jo me kosto të dhënies së territoreve.

“Mendoj që dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë, dialogu do të jetë gati se obligim karshi bashkësisë kombëtare dhe mendoj që do jetë mirë për Kosovën nëse e zgjidhim dhe i japim shans dialogut. Mendoj që nuk ka asnjë subjekt në Kosovë që thotë që nuk duhet të ketë dialog, por jo marrëveshje me çdo kusht, marrëveshje e cila i ruan interesat e Kosovës, e përmirëson jetë në përgjithësi”.

“Këto janë çështje për të cilat ne mund të diskutojmë, për të drejtën e minoriteteve, për shqiptarët në Serbi e kemi thënë edhe në platformën që e kemi përgatitë, mendoj që ka mjaftueshëm hapësirë për tu arritur marrëveshje, por jo me kosto të dhënies së territorit apo krijimit të nivelit të tretë të qeverisjes në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…