Home Lajme Ramiz Kelmendi: E dëgjova me veshtë e mi Albin Kurtin duke folur kundër Amerikës

Ramiz Kelmendi: E dëgjova me veshtë e mi Albin Kurtin duke folur kundër Amerikës

2 min read
0
0
55
kujtesa

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, biznesmeni Ramiz Kelmendi, është para analistëve të RTV Dukagjinit.

Ai është pyetur së pari për raportet e partisë së tij me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e ditur qëndrimin e tij armiqësor ndaj partisë së udhëhequr nga Kurti.

Kelmendi tha se nuk e ka kundërshtuar një koalicion të tillë. I pyetur më tej në lidhje me raportet e tij armiqësore me VV-në, ai deklaroi se e kishte dëgjuar me veshtë e tij Albin Kurtin derisa thoshte që “shqiptarët nuk e duan Amerikën”.

Kelmendi bënte referencë me një deklaratë të inçizuar të z.Kurti para disa vitesh kur Vetëvendosje po protestonte kundër Qeverisë Thaçi II. Ai po ashtu tha se me Vetëvendosjen e dallonin parimet ekonomike. Më tej, ai deklaroi se kishte më shumë gjasa për t’u larguar se për të qëndruar në LDK.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…