Home Lajme Challandes: Çekia kundërshtar i fortë, na duhet një ndeshje dhe përkrahje e çmendur pasi kemi një ëndërr

Challandes: Çekia kundërshtar i fortë, na duhet një ndeshje dhe përkrahje e çmendur pasi kemi një ëndërr

2 min read
0
0
44
kujtesa

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes eliminatore ndaj Kombëtares së Çekisë.

Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme të Grupit A në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 15:00 në stadiumin Fadil Vokrri dhe djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes janë gati.

Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes, ku e ka vlerësuar lart Çekinë, por pret shumë futbollistët e Kosovës, pasi sipas tij ekipi ka një ëndërr dhe duhet ta ndjek.

“Shpresoj që lojtarët janë të gatshëm nga ana psikologjike për këtë sfidë”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp.

“Ajo se çfarë kam dashur gjithmonë është që ekipi të ketë plot pasion, të ketë forcë sepse ne kemi një ëndërr përpara të cilën duhet ta ndjekim”

“Për të arritur këtë ëndërr ne duhet të japim gjithçka nga vetja”.

“Dallimi ndërmjet kundërshtarëve është i dukshëm duke nisur nga kundërshtarët. Çekia ka një ekip shumë të fortë dhe për ne nuk është aspak e lehtë. Na duhet një ndeshje e çmendur për të arritur një rezultat pozitiv”

.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…