Home Sport Lippi parashikon Conten te Interi: Do të përfundojë duke luajtur me tre sulmues

Lippi parashikon Conten te Interi: Do të përfundojë duke luajtur me tre sulmues

2 min read
0
0
39
kujtesa

Marcello Lippi ka zbuluar se pret që Antonio Conte të përfundojë duke luajtur me tre sulmues te Interi dhe jo me formacionin e preferuar 3-5-2.

Conte ka filluar mbretërimin e tij si trajner i Interit me formacionin 3-5-2, por Lippi ka thënë se Alexis Sanchez dhe Matteo Politano do të japin më shumë shkëlqim më vonë gjatë sezonit.

“Unë besoj se Antonio do të përfundojë me tre sulmues”, ka thënë fillimisht ish-trajneri i Juventusit dhe Interit për Gazzetta dello Sport.

“Pse nuk mund të luajë me 3-4-3? Ai tashmë e ka bërë atë dhe është e mundur me Sanchez dhe Politano”.

“Para se të mund t’i krahasojmë Godin, De Vrij dhe Skriniar me BBC-në [Barzagli, Bonucci dhe Chiellini], ata duhet të fitojnë diçka, por kjo mund të bëhet

“Sensi është shumë i mirë. Ai ka ide, ritëm, sens pozitiv dhe krijon lëvizje”.

“Icardi duhej të largohej. Nuk do të them më shumë se kaq. Më pëlqen shumë Lukaku. Ai ka forcë, fuqi, përulësi, thjeshtësi në lojën dhe ritmin e tij”, përfundoi Lippi. /Telegrafi/

.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…