Home Lajme Futbollisti i Çekisë, Simic: Kam gjak serb, por politika nuk ka vend në sport – Mërgim Vojvodën e kam shok

Futbollisti i Çekisë, Simic: Kam gjak serb, por politika nuk ka vend në sport – Mërgim Vojvodën e kam shok

2 min read
0
0
37
kujtesa

Futbollisti i Republikës së Çekisë, Stefan Simic, ka prindër të cilët janë serbë të Bosnjës dhe do të zbresë të shtunën në kryeqytetin kosovar për të luajtur ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

24-vjeçari çek luan në klubin kroat, Hajduk Split, por nuk ka mendim negativ për popullin e Kosovës.

Simic gjithashtu ka zbuluar se ka edhe shokë në Përfaqësuesen kosovare, duke përmendur mbrojtësin Mërgim Vojvoda, me të cilin ka luajtur dikur bashkë.

“Bosnja është vend i ndarë në tre pjesë. Familja ime vjen nga vendi ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte”, ka thënë fillimisht Simic.

“Disa lojtarë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, shembull Shqipërinë”.

“Unë kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Shokët e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota, por nuk kam asgjë kundër askujt”.

“Këto gjëra ndodhin pikërisht në Ballkan. Por, nuk kam përjetuar gjëra të tilla. Politika nuk i takon sportit. Prindërit e mi më mësuan të respektoj njerëzit”.

“Jemi miq të mirë me Mërgimin [Vojvodën]. Por, nuk ka arsyetime. Ne do të shkojmë për fitore. I kam treguar atij se e dua fanellën e tij pas ndeshjes. Ai pranoi dhe më kërkoi timen, gjithashtu”, përfundoi reprezentuesi çek. /Telegrafi/


Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…