

Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre.
Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “kandidimi i Vjosës ka shumë simbolika, por më e rëndësishmja është ajo e paralajmërimit të një etape të re të Kosovës, asaj të vlerave, barazisë dhe drejtësisë; etapës së shumë pritur nga shumica e qytetarëve të Kosovës”./Telegrafi/