Home Lajme Xhavit Haliti paralajmëron befasi nga PDK-ja në prag të zgjedhjeve

Xhavit Haliti paralajmëron befasi nga PDK-ja në prag të zgjedhjeve

1 min read
0
0
55
kujtesa

Derisa gjithë matematikat e partive të tjera e dërgojnë PDK-në në opozitë, nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti ka paralajmëruar një skenar të ri në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Pikërisht në ditën kur u zyrtarizua koalicioni i dytë parazgjedhor më mes të dy subjekteve, AKR-së së Behxhet Pacollit dhe Nismës Socialdemokrate të Fatmir Limajt, përfaqësues të PDK-së, parti kjo e cila është në pushtet që nga paslufta, kanë paralajmëruar thyerjen e të gjitha matematikave të subjekteve politike.

Nënkryetari i kësaj partie Xhavit Haliti, i pyetur nëse PDK-ja do të shkojë e vetme ose në koalicion me ndonjë parti në zgjedhje, ka deklaruar se në cilindo variant PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet.

Haliti duke mos dashur të japë më shumë detaje, tha shkurt se ditëve në vijim do të ketë befasi të këndshme nga ana e PDK-së.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…