Home Lajme Osmani: Vendimi për kandidaturën e LDK’së për Kryeministër në ditët në vijim

Osmani: Vendimi për kandidaturën e LDK’së për Kryeministër në ditët në vijim

2 min read
0
0
41
kujtesa

Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Vjosa Osmani, ka thënë se në ditët në vijim do të vendoset se kush do të jetë kandidat për Kryeministër. Ka thënë se LDK do të merr vendim shumë shpejt për këtë temë.

“Ende nuk kanë përfunduar temat për të cilat kemi diskutuar, besoj se prononcimet do t’i merrni ndërkohë. Këto vendime do të merren shumë shpejt, besoj në ditët në vijim”, ka thënë Osmani kur ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së LDK’së.

Ajo s’ka dashur të komentojë pse Lutfi Haziri e Agim Veliu s’morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë derisa ka sugjeruar të pyeten ata për këtë mungesë.

Vjosa Osmani është njëra prej katër kandidatëve të LDK’së për Kryeministër. Pos saj janë përmendur edhe Lutfi Haziri, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

LDK kishte paralajmëruar se sot do të vendosej për emrin e Kryeministrit por është shtyrë për të hënën një vendimmarrje e tillë.

Në të gjitha sondazhet, LDK është partia e parë. Udhëheq me numrin më të madh të komunave në Kosovë dhe ka qenë po ashtu partia më e madhe në Parlamentin e shpërndarë.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…