Home Sport Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

Super-kompjuteri i jep fund debatit se kush është më i mirë, Messi apo Ronaldo

4 min read
0
0
41
kujtesa

Messi apo Ronaldo. Kush është më i fortë? Thjeshtë është debati më i madh në futboll. Dhe të gjithë kanë preferencën e tyre.

Në krahun blu ulet Lionl Messi. Ylli i Barcelonës është një gjeni i pastër dhe një dhuratë e mirëfilltë për futbollin.

Në krahun e kuq është Cristiano Ronaldo, lojtari më i zellshëm në lojë. Kombinimi i talentit të madh me përsosmërinë fizike.

Është e vështirë të përcaktosh lojtarin më të mirë duke përdorur arritjet e tyre në karrierë.

Të dy kanë fituar nga pesë ‘Topa të Artë’ dhe janë golashënuesit rekordmen në të gjithë kohërat te klubet Barcelona dhe Real Madrid.

Por një grup kompjuterësh shkencor në Belgjika pretendojnë se kanë gjetur formulën përfundimtare për të përcaktuar se kush është lojtari më i mirë.

Debati Messi vs Ronaldos u zgjidh?

Portali Sporza në Belgjikë, shkruan se profesorë në universitetin KU Leuven janë bashkuar me ekspertë holandezë të të dhënave të SciSports për të dalë me diçka të quajtur (Valuing Actions by Estimating Probabilities – VAEP), të cilat siç duket mund të zgjidhin debatin Messi vs Ronaldo.

Formula merr në konsideratë ndeshjet gjithëpërfshirëse të lojtarëve dhe gjithashtu merr parasysh kontributet e tyre në fushë, si në rolet sulmuese ashtu edhe ato mbrojtëse.

“Vlera e një futbollisti shpesh përcaktohet nga golat dhe asistimet”, ka thënë Jesse Davis, një profesor në universitet.

“Një gol është një ngjarje e rrallë, sepse mesatarisht 1,600 veprime vlerësohet të ndodhin në një ndeshje”.

“Modeli ynë shikon çdo veprim – gjuajtje, pasim, driblime, ndërhyrje dhe llogaritjen e vlerës”.

Ata analizuan të dhënat nga sezoni 2013-14 deri në largimin e Ronaldos nga Real Madridit në fund të edicionit 2017-18.

Dhe kush fitoi? Messi. Dhe atë me diferencë.

Ylli i Barcelonës pati një rezultat VAEP prej 1.21 për çdo ndeshje, krahasuar me 0.61 të Ronaldos.

“Në sezonet e para, rezultatet e Messit dhe Ronaldos janë shumë afër njëra-tjetrës”.

“Nga sezoni 2015/16, Messi është larguar nga rivali i tij i përjetshme”, ka thënë studenti i doktoratës, Tom Decroos, i cili ndihmoi në hulumtim.

Decroos vazhdoi të shpjegojë se si Messi ndryshon nga disa prej lojtarëve më të mirë në botë sot. Messi i lë pas edhe emra si Paul Pogba, Harry Kane e Mohamed Salah. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…