Home Lajme Krasniqi: Vota e PDK-së do të jetë në favor të shpërndarjes së Kuvendit

Krasniqi: Vota e PDK-së do të jetë në favor të shpërndarjes së Kuvendit

3 min read
0
0
39
kujtesa

Legjislatura e VI e Kuvendit të Kosovës pritet të shpërndahet nesër, sipas vendimit të marrë nga Kryesia e Kuvendit me datën 5 gusht. Seanca është paraparë që të fillojë në ora 10:00.

Deputetët pritet të votojnë shpërndarjen e Kuvendit, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, shkak për të cilën u bë ftesa e Gjykatës Speciale për intervistim si dhe pas refuzimit të ftesës së presidentit Hashim Thaçi që koalicioni PAN të propozojë një mandatar të ri.

Pro shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës nesër do të votojnë deputetët e PDK-së, këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

“Kryetari Veseli e ka iniciuar mbledhje që ka rezultuar me seancën e nesërme, andaj vota e PDK-së, nesër është e padiskutueshme në favor të shpërndarjes së Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkohë, në administratën e Kuvendit janë dorëzuar 93 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për datën 22 gusht 2019

Ndryshe, po thuajse të gjitha partitë politike janë shprehur të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkohë java e fundit e shtatorit ose java e parë e tetorit pritet të caktohet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…