Home Lajme Kadri Veseli Viziton AKSP-në në VUSHTRRI

Kadri Veseli Viziton AKSP-në në VUSHTRRI

2 min read
0
0
94
kujtesa

Kryetari i Kuvendit ne Detyrë Kadri Veseli ka Vizituar kadetet ne Shkollen e Policis në Vushtrri .ai ne Profilin e tij ne Facebook ka shkruar keshtu :

Plot shpresë dhe besim pas takimit me kadetët e rinj të policisë, të cilët kanë vendosur të mos emigrojnë, por të shërbejnë në vendosjen e rendit dhe ligjit. Në Akademinë e Policisë në Vushtrri u zotova se do të bëj çmos që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe të ndërtojnë karrierë e të ardhme këtu.

Policia jonë është një model suksesi në rajon dhe dëshmi se me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, Kosova mund të ec shumë më shpejt përpara.

Shpreh mirënjohjen time për çdo polic të Kosovës, për punën e vështirë që bëjnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Unë kam besim të madh tek Policia e Kosovës, pjesëtarëve të së cilës ua kemi bërë pagat më të lartat në rajon dhe ua kemi rritur kapacitetet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.

Unë kam besim të madh tek rinia e Kosovës, prandaj edhe kam emëruar ministra të rinj.

Jam i sigurt se duke u dhënë atyre më shumë mundësi dhe më shumë hapësirë, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë në vendin tonë/VicianaPress/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…