Home Sport Interi dhe Napoli pas Loorentes

Interi dhe Napoli pas Loorentes

1 min read
0
0
42
kujtesa

Napoli do të zhvillojë më shumë bisedime me Fernando Llorenten, por Interi është ende i interesuar për sulmuesin.

Spanjolli mbetet pa klub pasi i përfundoi bashkëpunimi me Tottenham Hotspur dhe raportohet se është në bisedime disa klube italiane

Tani, Nicolo Schira e Gazzetta dello Sport po raporton se kampi i futbollistit do të takohen me zyrtarët e klubit napolitan të enjten për një marrëveshje të mundshme.

Napoli do ta sjell në radhët e veta edhe sulmuesin meksikan të PSV-së, Hirving Lozanon, por gjithashtu dëshirojnë një qendër sulmues me përvojë në krah të Arkadiusz Milikut.

Sidoqoftë, Schira paralajmëron se Interi është duke i përcjell zhvillimet për së afërmi gjersa thuhet se i kanë ofruar kontratë dyvjeçare me vlerë tre milionë euro plus bonuse.

Ndryshe, kujtojmë se veterani ka punuar më parë nën urdhrat e trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte, ku ky i fundit drejtonte klubin e Juventusit në sezonën 2013-14. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…