Home Lajme Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq

Kosova temë kryesore në takimin e sotëm Pompeo-Vuçiq

1 min read
0
0
25
kujtesa

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Mediet serbe raportojnë se Kosova do të jetë temë diskutimi në takimin ndërmjet Pompeos dhe Vuçiqit

Sipas raportimeve, Vuçiq në takim me Pompeon do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë dhe heqjen e taksës 100 për qind për mallrat serbe nga Kosova.

“Presidenti Vuçiq do të kërkojë nga forca më e madhe e botës që të ketë një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen e krizës në Kosovë”, shkruan Blic.

Sipas “Blic” i cili i referohet gazetës “Novosti”,  shkruan se takimi i sotëm është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në heqjen e taksës. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…