Home Sport Khedira: Juventusi nuk e transferoj Ronaldon e De Ligtin për të arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Khedira: Juventusi nuk e transferoj Ronaldon e De Ligtin për të arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

2 min read
0
0
35
kujtesa

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira pranon se ka kërkesa që ata të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Futbollisti gjermani u pyet për mundësinë që klubi bardhezi të fitojë titullin e nëntë rresht në Itali të parin që nga viti 1996 të Ligës së Kampionëve.

“Unë dua ta bëj realitet ëndrrën time që të fitojë Ligën e Kampionëve me Juven sepse e dua klubin, ekipin dhe qytetin. Ne nuk duhet të fshihemi. Ne nuk e kemi blerë Ronaldon ose De Ligtin për të arritur vetëm deri në çerekfinale ose gjysmëfinale”.

“Klubi po synon të fitojë trofe. Gara për titullin këtë sezon do të jetë më tërheqëse se ajo e fundit. Interi është forcuar dhe ka marrë një trajner shumë të mirë si Antonio Conte, ndërsa Napoli gjithmonë duhet të konsiderohet”.

“Ne duhet ta fillojmë sezonin e përqendruar dhe të tërheqim besimin drejt Evropës. Do të ishte një sezon i mirë për mua nëse do të luaja 80 për qind të ndeshjeve dhe të fitoja tre trofetë kryesorë me Juven”, pohoi lojtari.

Ndryshe, Khedira deri më tani ka pasur 87 paraqitje për Zonjën e Vjetër dhe ka shënuar 21 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…