Home Lajme Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosova – Republika Çeke

Zbulohet çmimi i biletave për ndeshjen Kosova – Republika Çeke

1 min read
0
0
28
kujtesa

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar çmimin e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2020

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosova – Republika Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t’i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app, shkruan Gazeta Express.

Ndër të tjera, shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se biletat pritet të kushtojnë 5 euro mbrapa golave, 10 dhe 15 euro në Lindje si dhe 20 euro në Perëndim, ndërsa biletat VIP do të kushtojnë 80 euro. /Gazeta Express/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…