Home Lajme Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do të luftoj korrupsionin

Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do të luftoj korrupsionin

1 min read
0
0
37
kujtesa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sot shënohet Dita Botërore Humanitare.

Ai tha se sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, duhet të jetë pjesë e angazhimit të përditshëm.

“Por, sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”.

“Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë”.

“ Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook/Klan Kosova/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…