

Kompania që ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës “R220” ka vazhduar punimet në segmentin e rrugës nga Pestova deri në Prelluzhë, ndërsa ka filluar rindërtimi i segmentit të rrugës “R220”, Obiliq – Plementin – Prelluzhë. Për rrugën 18-kilometërshe Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.9 milion euro. Ministria e Infrastrukturës ka siguruar se komplet projekti do të përfundojë për 250 ditë, ose deri në prillin e vitit 2020, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Vushtrri. Kanë vazhduar punimet në rrugën 18-kilometërshe “R220”, e cila lidh 27 fshatra të Artakollit të Vushtrrisë me fshatrat e Obiliqit dhe më tutje me Prishtinën. Tani kanë filluar punimet në segmentin e rrugës “R220” nga Bukoshi në Prelluzhë, në gjatësi prej 10 kilometrash. Segmenti tjetër i kësaj rruge, Prelluzhë – Plemetin – Obiliq, gjithashtu ka filluar të realizohet.