Home Lajme Macron dhe Putin takohen sot në Francë

Macron dhe Putin takohen sot në Francë

2 min read
0
0
35
kujtesa

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta presë sot në shtetin e vet homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ata pritet të diskutojnë kryesisht për bisedimet e paqes mes forcave ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Moska.

Macron, i cili ka zhvilluar bisedime me Putinin në Pallatin e Versajës, afër Parisit, në vitin 2017, kësaj radhe do të takohet me presidentin rus në një vend tjetër, në fshatin Bormes-les-Mimosas.

Dy presidentët gjithashtu pritet të diskutojnë për tensionet lidhur me programin bërthamor të Iranit dhe konfliktin në Siri.

Takimi i tyre vjen pas kërkesës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ndaj presidentit rus për të ofruar ndihmë në zgjidhjen e konfliktit në pjesën lindore të Ukrainës, ku luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve i kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima nga prilli i vitit 2014.

Zyrtari rus për politikë të jashtme, Yury Ushakov, tha se dialogu mes Moskës dhe Parisit është shpeshtuar në muajt e fundit dhe se vizita e Putinit në Francë është vazhdim logjik i kontakteve të tij me Macronin.

Rusia e ka aneksuar rajonin e Krimesë në mars të vitit 2014. Pak kohë më pas, Moska filloi t’i përkrahë separatistët edhe në rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…