

Kreu i AAK’së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e Rexhep Selimit i cili ka thënë se ‘nuk mbrohet UÇK’ja në heshtje’ duke thënë se Rexhep Selimi ‘ka këndu’, shkruan Periskopi.
“Rexhep Selimi ka këndu para prokurorisë, këtë e ka bë edhe Rrustem Mustafa. Ska kurgjë të keqe kjo”, ka thënë kryeministri në dorëheqje.
Kur u pyet se cka do të thotë “ka knu”, Haradinaj tha se po e thotë në kuptimin që deputeti i VV’së ka folur para prokurorëve të Speciales.