Home Lajme Werder me komunikatë zyrtare për Rashicën, sulmuesi i Kosovës mund të mungojë gjatë

Werder me komunikatë zyrtare për Rashicën, sulmuesi i Kosovës mund të mungojë gjatë

1 min read
0
0
46
kujtesa

Sezoni ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Milot Rashicën. Sulmuesi i “Dardanëve” është lënduar të shtunën kundër Fortuna Düsseldorf. Ai ka probleme me kofshë dhe sipas Kicker, ka shqyer muskulin, çka do të thotë se mund të mungojë gjatë.

Nuk ka nisur aspak mirë edicioni i ri për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Ai është lënduar në ndeshjen e parë në Bundesliga për sezonin 2019/20, raporton Gazeta Express.

Miloti u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 65’ për shkak të një problemi në kofshë, ndeshje të cilën e humbi 1-3 Werderi nga Fortuna Düsseldorf.

Këtë e ka konfirmuar edhe klubi përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, duke treguar se testet tjera në ditët në vazhdim, do të tregojnë për shkallën e dëmtimit.

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…