

Real Madridi nuk dorëzohet për transferimin e Paul Pogbas edhe pse Manchester United u ka bërë me dije madrilenëve se francezi nuk është në shitje.
Djajtë e Kuq deri më tani u kanë bërë ballë disa ofertave të Los Blancos për ta transferuar 26-vjeçarin, që po e kërkon largimin nga Old Trafford.
Pogba dhe agjenti i tij, Mino Raiola, kanë bërë të ditur muaj më parë se duan një aventurë të re, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
Agjenti italian kishte thënë në një intervistë për talkSPORT në fillim të kësaj vere se shpreson që United ta lejojë largimin e klientit të tij./Telegrafi/