

Napoli thuhet se i ka dhënë ultimatum Mauro Icardit deri ditën e mërkurë të javës së ardhshme që të vendos nëse dëshiron të transferohet në San Paolo.
Napolitanët thuhet se janë të gatshëm që t’i bëjnë një ofertë të majme Nerazzurëve për sulmuesin argjentinas, duke iu ofruar 60 milionë euro plus bonuset ose Arkadiusz Milik në shkëmbim dhe një shumë rreth dhjetë milionë euro.
Mirëpo, lojtari 26-vjeçar thuhet se po e refuzon transferimin te Napoli, pasi po e kërkon vetëm transferimin e te Juventusi./Telegrafi/