Home Lajme Ligji për sigurimet shëndetësore ende nuk po gjen zbatim

Ligji për sigurimet shëndetësore ende nuk po gjen zbatim

2 min read
0
0
34
kujtesa

Ligji për Sigurime Shëndetësore, që u miratua në Kuvendin e Kosovës 12 vite më parë, ende nuk po gjen zbatim. Ministri i Shëndetësisë në dorëheqje, Uran Ismaili, shpreson se ky ligj do të fillojë të aplikohet në vitin 2020.

Ndërsa, përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë janë skeptikë se një gjë e tillë do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Me vite të tëra u premtua, po nuk u realizua. Ligji për Sigurime Shëndetësore mbetet brengë kryesore për shoqërinë kosovare. Faji kryesor për mos zbatimin e tij është mosgatishmëria e partive politike për të përmirësuar jetën e qytetarëve, tha për Radio Kosovën Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës..

Kjo më së miri tregon vizionin politik të të gjitha partive politike që kanë qenë në pushtet, që nuk kanë ditur ta gjejnë rrugën apo thjeshtë nuk kanë dashur ta gjejnë rrugën. Andaj, këtu politika e ka barrën kryesore. Kur e shtojmë edhe faktorin ndërkombëtar, që shpesh vendorët kanë marrë konsulta nga ta, pothuajse kanë qenë të dështuara, sepse ata janë nisur prej politikave të veta. Në përgjithësi kemi dështuar si shoqëri që ta ndërtojmë një sistem shëndetësor e ‘faturën’ për këtë do ta paguajë popullata./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…