Home Sport Rivalët krijojnë aleancën “anti-Juve” për Icardin

Rivalët krijojnë aleancën “anti-Juve” për Icardin

1 min read
0
0
35
kujtesa

Interi, Napoli e Roma raportohet se kanë krijuar një aleancë “anti-Juventus” për t’ia pamundësuar “Zonjës së Vjetër” transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Sipas “Corriere dello Sport”, tri klubet kanë vendosur të bëjnë ndryshime në skuadrat e tyre vetëm për të mos lejuar Juventusin të përforcohet me argjentinasi.

Gazeta shkruan se marrëveshja përfshin transferimin e Icardit te Napoi, atë të Arkadiusz Milikut në Romë dhe Edin Xheko të kalojë tek Interi.

Megjithatë, ky zinxhir do të ndodhë vetëm nëse Icardi bën lëvizjen e parë dhe pranon kalimin te Napoli.

Gjithçka shihet vështirë e realizueshme pasi lojtari ka bërë me dije se preferon kalimin vetëm në Torino, nëse mbetet në Serinë A./KOHA.NET/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…