Home Sport Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

Bayerni e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Coutinhon

1 min read
0
0
33
kujtesa

Philippe Coutinho do të jetë futbollisti më i ri i Bayernit.

Ylli brazilian ka arritur marrëveshjen me klubin gjerman për huazimin një vjeçar në Allianz Arena.

Pas Barcelonës ka qenë edhe gjiganti gjerman Bayern Munich që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me gjigantët katalunas.

“Unë mund të konfirmoj se së bashku me Hasan Salihamidzic kemi qenë të mërkurën në Barcelonë ku kemi arritur marrëveshje me Barcelonën dhe Philippe Coutinhon”.

“E kemi përcjell për një kohë të gjatë Coutinhon dhe tani ai do të jetë futbollist i yni si huazim”, ka thënë Karl Heinz Rummenigge.

Bayerni do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së lojtarit, por kjo shumë ende nuk është bërë publike nga asnjëra skuadër. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…