Home Sport Zbulohen emrat e gjyqtarëve të javës hapëse të Superligës së Kosovës

Zbulohen emrat e gjyqtarëve të javës hapëse të Superligës së Kosovës

1 min read
0
0
67
kujtesa

Janë mësuar emrat e gjyqtarëve që do të gjykojnë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës në futboll për sezonin 2019/20.

Java e parë e Superligës së Kosovës pritet të jetë shumë interesante pasi të gjitha skuadrat kanë kryer përforcime të mëdha.

Në këtë javë, spikasin edhe disa ndeshje interesante, ku kryesoret janë disa derbitë lokal, të cilët zhvillohet kryesisht të shtunën.

Derbi lokal mes Drenicës dhe Feronikelit i është besuar Mervan Bejtullahut, ndërsa Selim Isufi do ta drejtojë derbin e kryeqytetit, Flamurtari – Prishtina.

Ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të jetë ajo në mes të Llapit dhe Vushtrrisë, e cila do të gjykohet nga Alban Shala.

Fatmir Tahiri do të jetë në ndeshje Drita-Ferizaj, ndërsa Genc Nuza është deleguar për përballjen Dukagjini-Ballkani.

Besfort Kosumit i është besuar ndeshja Trepça ’89-Gjilani, ndërsa të gjitha takimet pritet të fillojnë nga ora 17:00. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Sport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…