Home Lokale Trashëgimia kulturore jashtë planeve hapësinore

Trashëgimia kulturore jashtë planeve hapësinore

3 min read
0
0
34
kujtesa

Prishtinë, 16 gusht – Një ndërtesë e lartë dhe një park lodrash është ndërtuar në Gjakovë pikërisht në hapësirën ku nga dita e 3-të deri më 6 shtator 1878 u zhvillua beteja kundër Mehmet Ali Pashë Maxharrit .

Beteja atëherë u bë për të kundërshtuar vendimet e Kongresit të Berlinit, dhe mbrojtjen e territoreve shqiptare. Sa i përket pamjes, historia në këtë pjesë të zonës qendrore të Gjakovës është shpërfytyruar. Disa metra më larg këtij lokacioni, afër varrit të Mehmet Ali Pashë Maxharrit, është ndërtuar një restorant. Ndërtimet afër objekteve të trashëgimisë kulturore përfshirë edhe atyre që janë nën mbrojte, nuk janë të pakta. Muajin e kaluar gazeta ka raportuar për pezullimin e lejes për pompë karburantesh afër Galerisë së Agim Çavdarbashës në Çagllavicë të Prishtinës.

Në nenin e 6-të të Ligjit për trashëgimi kulturore përcaktohet se monumentet arkitekturale ruhen në të gjitha elementet e tyre përbërëse, tiparet arkitekturale dhe teknike, përderisa hapësira e mbrojtjes së monumentit përfshin secilin ndërtim ose strukturë të vlerës së pranuar brenda perimetrit të monumentit.

Nga Lista për Mbrojtje të Përkohshme të trashëgimisë kulturore me 1 mijë e 369 asete arkitekturore e lokalitete arkeologjike, vetëm 46 prej tyre kanë të definuar zonën mbrojtëse. Në anën tjetër, 45 asete të tjera janë astete të njohura si “Zona të Veçanta të Mbrojtura” të propozuara në Propozimin Gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisari.

Sali Shoshi, drejtor i degës në Kosovë të organizatës joqeveritare “Trashëgimia kulturore pa kufij”, ka treguar se mungon mbrojtja legale e trashëgimisë kulturore dhe si pasojë e saj vijnë edhe rrezikimi e shkatërrimi/ Alberina Haxhijaj./Koha .net/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lokale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…