Home Lajme Tahiri: Nuk jemi në panik, LDK e VV në presion për t’u bashkuar përballë PDK-së

Tahiri: Nuk jemi në panik, LDK e VV në presion për t’u bashkuar përballë PDK-së

3 min read
0
0
34
kujtesa

Takimet në baza ditore të dy partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV), po tregojnë për panikun e madh që e kanë këto parti përballë një fitore të re Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kështu deklaroi anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, njëherit ministër në detyrë i Ministrisë së Drejtësisë.

Ai në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegraf, ka theksuar se partia e drejtuar nga Veseli është shumë e konsoliduar pas zgjedhjeve të brendshme dhe e bindur do t’i fitojë zgjedhjet të cilat priten të mbahen pas pak javësh.

“Ne nuk jemi fare në panik. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet e brendshme dhe kemi një organizim shumë të mirë të brendshëm. Dy partitë më të mëdha opozitare LDK dhe VV, duke qenë të bindura që ekziston rreziku në betejën përballë PDK-së, janë në presion dhe po zhvillojnë takime të vazhdueshme”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se VV dhe LDK e dinë se do të jenë edhe për një mandat në opozitë nëse garojnë të vetme në këto zgjedhje.

“Kemi të bëjmë me një parti si LDK-ja, kryetari i së cilës i ka humbur tre palë zgjedhje, dhe në anën tjetër me një VV që nuk ka arritur tash e sa vite që t’i fitojë asnjë palë zgjedhje”, ka shtuar Tahiri.

Anëtari i kryesisë së PDK-së ka deklaruar se deputetët e PDK-së nuk kanë votë për asnjë kandidat tjetër për kryeministër përveç të nominuarit nga PDK-ja për këtë pozitë, Kadri Veselit. Tahiri ka folur edhe për koalicionet e mundeshme të PDK-së para dhe pas zgjedhjeve. /Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…