Home Lajme Zyrtarisht Pensionohet Capiteni Alidema ,Nderohet me mirënjohje nga Kryetari Xhafer Tahiri

Zyrtarisht Pensionohet Capiteni Alidema ,Nderohet me mirënjohje nga Kryetari Xhafer Tahiri

2 min read
0
0
46
kujtesa

Me rastin e pensionimit të Komandantit të Policisë së Kosovës në Vushtrri, kapiten Muhamet Alidema, në ceremoninë e zhvilluar sot kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka ndarë mirënjohje për kontributin që ai ka dhënë për dekada të tëra në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë.

Në ceremoninë e mbajtur sot në Stacionin policisë në Vushtrri, ku merrnin pjesë drejtues të policisë dhe kolegë të Alidemës, kryetari Tahiri ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin që Kapiteni ka dhënë në shërbim të qytetarëve të Vushtrrisë për dekada të tëra.

I shkolluar në Akademinë policore të cilën e kishte ndjekur që nga viti 1969, e më pas kishte kryer edhe Akademinë ushtarake në vitin 1977, Muhamet Alidema shërbimin në Vushtrri e kishte filluar menjëherë në vitin 1977 si ligjërues dhe instruktor në Akademinë Policore në Vushtrri. Më pas ai kishte shërbyer edhe në qytete tjera si Mitrovicë e Skenderaj, për tu rikthyer sërish në Vushtrri ku në 6 vitet e fundit shërbeu edhe në detyrën e Komandantit të policisë./VushtrriaOnline/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Lajme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…