

Mauro_Ikardi / Ish kapiteni ka vendosur ti përgjigjet klubit me rrugën ligjore:
|Edhe pse 26-vjeçari është prezantuar rregullisht në “Appiano Gentile”, ku siç dihet ai ka arritur që ta marrë aprovimin e klubit për të kryer seancën me të tjerët. Por ajo që nuk i ka pëlqyer Ikardit në ditët e kaluara është se qoftë në miqësoret që mund të zhvillohen me skuadra amatore të krahinës, ashtu sikurse në ato brenda grupit interist, trajneri Antonio Konte nuk e lejon që ai të marrë pjesë.
|Diçka të tillë, argjentinasi kërkoi që ta ndryshonte duke sjellë në qendrën stërvitore avokatin e tij. Ky i fundit është paraqitur me një shkresë zyrtare.
Edhe pse Conte është informuar nga drejtuesit e tij, e ka injoruar këtë veprim që ka ndërmarrë së fundmi Maurito
dhe e ka lënë sërish jashtë miqësores brenda skuadrës futbollistin./VicianaPress/