

KF Kosova (V) ka arritur marrëveshje me tre futbollistë brazilian gjatë ditës së sotme, teksa e ka kompletuar dokumetacionin në Federatën e Futbollit të Kosovës për transferimin e tyre, mëson ekskluzivisht Gazeta SHESHI.
Prezantimi i tre futbollistëve do të bëhet ditën e martë (20 gusht), rrjedhimisht të tre futbollistët do ta humbasin sfidën e parë përballë Llapit që zhvillohet të shtunën (17 gusht) në “Zahir Pajaziti” të Podujevës.
Gazeta SHESHI do ua zbuloj pas pak emrat e tre futbollistëve të cilët veçse janë regjistruar në FFK në orët e vona të mbrëmjes.
Me ardhjen e 3 brazilianëve, ish-kampionët e vendit e dërgojnë në 15 numrin e përforcimeve. Rinor Karaqa, Petrit Tahiri, Kujtim Pantina, Besfort Dervishaj, Qendrim Gashi, Bashkim Shala, Enes Manxholli, Ledjon Muçaj, Jasmin Rraboshta, Klevis Lushaku, Eri Lamçja dhe Nertil Hoxhaj janë prezantuar deri më tani në “Ferki Aliu”.
Ndërkohë nga skuadra janë larguar: Kastriot Selmani, Labinot Osmani, Leutrim Kadriu, Eugen Rafuna, Alban Rexhepi, Korab Hasani dhe Kreshnik Nebiu./gazetasheshi/