Home Kulturë Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

Veseli nga Letnica me mesazhe bashkimi për shqiptarët

2 min read
0
0
40
kujtesa

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u është bashkuar sot besimtarëve katolikë në një festë shumë të veçantë të tyre që mbahet përvitshëm në Letnicë

Nga aty, Veseli ka shpërndarë mesazhe bashkimi për shqiptarët që jetojnë dhe e festojnë manifestimin tradicional kushtuar “Zojës së Madhe” në Shkodër, Lezhë, Ulqin dhe Tivar.

“Sonte u bashkova me besimtarët katolikë në Letnicë të Vitisë, me rastin e manifestimit tradicional fetar të përvitshëm kushtuar “Zojës së Madhe”. Ky është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet. Mijëra besimtarë nga vise të ndryshme të Kosovës dhe vende tjera, janë mbledhur në këtë festë të bukur të mbushur me shpresë, të frymëzuar nga motivet e larta shpirtërore për të demonstruar adhurim ndaj Zotit. Unë i uroj të gjithë bashkëkombësit katolikë për këtë festë të rëndësishme e cila festohet edhe në Shkodër, Lezhë, Ulqin e Tivar” ka shkruar Veseli.

Një ditë më herët, Veseli ka vizituar në Dragash xhaminë e Mlikës e ndërtuar në vitin e largët 1289./Reporteri.net /

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Kulturë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

Inter – Liverpool: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

5 min Interi dhe Liverpooli do të luajnë mes vete në ndeshjen e zjarrtë të vlefshme për fa…