Home Auto&Tech Apple Watch mund te lansohet në shtator, dhe do të vijë me disa mundësi inovative

Apple Watch mund te lansohet në shtator, dhe do të vijë me disa mundësi inovative

2 min read
0
0
67

Në vitet e fundit, Apple Watch është zhvilluar në masë të madhe dhe ka arritur që nga një orë e zgjuar, të ofrojë edhe mundësi praktike, për nevoja të rëndësishme.

Versioni fundit, Apple Watch 4 do të ketë të integruar edhe një sensor elektrik që do të shërbejë si elektrokardiogram dhe të regjistrojë të dhënat, për të gjetur rrahjet e parregullta të zemrës, transmeton Telegrafi.

Softueri që lansohet me këtë Apple Watch në vjeshtë edhe për versionet e vjetra, do të ketë shumë mundësi për kontrolle shëndetësore, me përparësi ndaj regjistrimit të cikleve mujore te femrat.

Lajmet që janë shpërndarë deri më tani, tregojnë ambiciet e mëdha që ka Apple, ndaj avancimeve shëndetësore dhe të pasurit në shënjestër përcjelljen e gjendjes së shfrytëzuesve.

Bazuar në përvojat e mëparshme dhe të dhënat lidhur me këtë version, është bërë një përmbledhje, lidhur me të dhënat e fundit për Apple Watch 4./Telegrafi/

Load More Related Articles
Load More By Vicianapress
Load More In Auto&Tech

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Check Also

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Vushtrrinë: Xhafer Tahiri i LDK-së e Ferit Idrizi i PDK-së në balotazh

17/10/2021 | 19:30 Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale. Sipas EXIT POLL…